RTV Ora - Aksidnetet në Tepelenë e Burrel, 2 të vdekur e 8 të plagosur

  • 5 years ago
#tvora
Dy aksidente janë shënuar brenda pak orësh në Gjirokastër dhe Burrel.

Një minibus përplasi mëngjesin e së enjtes (21 mars) një mjet tip Volkswagen, ku udhëtonte një çift të rinjsh, në aksin rrugor Memaliaj -Krahës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë çifti i të rinjve, Shqiponja Xhaferri 18 vjeçe, dhe i fejuari i saj E. K.

Ata po transportohen drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar. Ndërsa fillimisht u dërguan në spitalin e Gjirokastrës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe 7 pasagjerë të minubusit.

"Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit me iniciale E. K., dhe pasagjeria me iniciale Sh. Xh., e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore,"-raporton policia.

Çifti, nga fshati Toç i Tepelenës, po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa furgoni i linjës Sarandë-Tiranë po udhëtonte drejt kryeqytetit.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi në aksin rrugor Burrel-Baz.

Viktima është shtetasi me iniciale B.D., rreth 40 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-aksidente-ne-tepelene-e-burrel-2-te-vdekur-nje-i-plagosur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended