RTV Ora - Tre aksidente në vend, dy të vdekur dhe një i plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Një 58 vjeçar humbi jetën dhe djali i tij mbeti i plagosur në Divjakë teksa ishin në ndjekje të hajdutëve që u kishin vjedhur bagëti. Ata udhëtonin me një makinë që për arsye të paqarta doli nga rruga. Ndërkohë një grua nga Berati u aksidentua për vdekje në Golem këtë mëngjes ku kishte mbërritur për pushime.

Babë e bir u aksidentuan në Divjakë ndërsa po ndiqnin me makinë një grup grabitësish që u kishin vjedhur një lopë.

Ata po udhëtonin me një makinë nëpër rrugët rurale të zonës, kur në vendin e quajtur "3 urat" në Çermë Sektor mjeti ka dalë nga rruga.

Përplasja ka qenë e fortë.

Për pasojë Agim Muça, 58 vjec, ndërroi jetë, ndërsa i biri mbeti i plagosur rëndë.

I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është sjellë për trajtim të specializuar në Tiranë.

Policia e Lushnjes ndërkohë tha se po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe njëherësh për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjes.

Ndërkohë një grua nga Berati, u përplas për vdekje nga një makinë pranë mbikalimit të Golemit.

Brunilda Shuti, me disa familjarë mësohet se kishin mbërritur për pushime në Kavajë, por u godit nga makina ndërsa po kalonte rrugën

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave.

Një tjetër aksident u shënua në Gjirokastër-Tepelenë, ku u përplasën dy makina, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-aksidente-ne-vend-dy-te-vdekur-dhe-nje-i-plagosur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended