RTV Ora - Aksidentet në Tepelenë e Burrel, 2 të vdekur e 8 të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora
Dy persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

I pari u regjistrua në Burrel, ku një kamionçinë doli nga rruga dhe përfundoi nga disa metra lartësi buzë një përroi. Besim Daçi rreth 40 vjeç humbi jetën menjëherë.

Ndërsa një 18-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra në një aksident në aksin Tepelenë-Krahës.

Shqiponja Xhafa udhëtonte në një veturë me të fejuarin Sokol Brahimi, 26 vjeç që u përplas me një minibus të linjës Sarandë-Tiranë!

Policia e gjeti të renë thuajse pa shenja jete ndërsa u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal. Të plagosur mbetën 26-vjeçari që drejtonte makinën dhe 7 udhëtarë në minibus.

Ata morën ndihmën e parë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas vajza 18 vjeçare dhe 4 persona të tjerë në gjendje më të rëndë u sollën në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.

Por vajza nuk mund ti mbijetojë plagëve të përplasjes.

Të plagosurit e tjerë janë:

-Syrja Brahimi, 54 vjeç

-Endrikejd Kapa, 17 vjeç

-Petrit Rapaj, 56 vjeç

-Hanko Mara, 52 vjeç

-Zergjin Sina, 62 vjec

-Fatmir Selfaj, 60 vjec

-Robert Aliko, 55 vjec

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-aksidente-ne-tepelene-e-burrel-2-te-vdekur-nje-i-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended