Report Tv - Korçë/ Automjeti merr përpara motoçikletën, plagoset çifti i bashkëshortëve

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Korçës, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Si pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Recommended