Report Tv - Fier/ Gjendet i pajetë në kanal 20-vjeçari, dyshohet se e përplasi makina
  • 5 years ago
Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxhare e Vjetër të Njësisë Dërmenas në Fier mbrëmjen e kësaj të diele. Mësohet se viktima është A.Xh, 20 vjeç. I riu dyshohet se është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në kanal me plagë të rënda në trup.

Burimet e para thonë se pas përplasjes trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është shoqëruar për në spitalin e Fierit. I riu është dërguar me urgjencë por pa shenja jete, derisa mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij. Kanë qenë të afërmit e tij të cilët janë vënë në lëvizje pasi i riu nuk po kthehej në shtëpi.
Recommended