Report TV - Zjarr në Tiranë, digjet një banesë pranë tregut "Çam", nxirret me shpejtësi e moshuara

  • 6 years ago
TIRANE-Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë tregut "Çam". Ngjarja ka ndodhur në rruga ?Hajdar Hidri? ndërsa e gjithë zona është mbyllur nga retë e tymit.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinë, ndërsa brenda shtëpisë ishte një e moshuar, e cila, sipas njoftimit të policisë është nxjerrë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime.

Report Tv siguron pamjet nga zjarri që përfshiu banesën dhe ndihmën që fqinjët dhe të afërmit i dhanë të moshuarës, që ndodhet në gjendje të mirë.

Ngjarja ka shkatuar panik te qytetarët, ndërsa flakët janë vendosur në kontroll nga zjarrfikësja duke parandaluar përhapjen në banesat e tjera, ndërkohë që pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet.

Recommended