Ora News - Zjarr pranë zonave naftëmbajtëse në Fier. Digjet edhe një thertore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër raste zjarresh u regjistruan në harkun e 24 në zonën naftëmbajtëse të Patosit. Një sipërfaqe prej rreth 2 hektarësh tokë bujqësore e pemë frutore u dogjën në zonën e Zharrëzës, ku një vatër zjarri ishte shfaqur edhe tw martwn (11 shtator)

Flakët rrezikuan një serë bujqësore si dhe disa cisterna të një kompania naftënxjerrëse që vepron në zonë.

Fillimisht fermerët janë përpjekur me mjete rrethanore për të shuar flakët e zjarrit ndërkohë që në ndihmë të tyre mbërritën edhe forcat zjarrfikëse të Patosit.

Më herët një vatër zjarri u regjistrua në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, ku për të vënë flakët nën kontroll ndërhynë tre makina zjarrfikëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-zjarr-prane-zonave-naftembajtese

Recommended