Report TV - Zjarr pranë një kabine elektrike dhe një shkolle në Patos

  • 4 years ago
Djegia e disa mbeturinave në Patos ka vënë në rrezik një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në lagjen "1 maji" të qytetit.

Po ashtu pranë vendit ku ra zjarri ishte edhe një shkollë, por për fat të mirë nuk pati dëme.Menjëherë ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për të zbardhur kush janë shkaqet e zjarrit.

Recommended