Wake Up/ Historia prekëse e 77- vjeçares: Prej 23 vitesh një kabinë elektrike është shtëpia e saj

  • 4 years ago
Violeta Mita Bejleri prej afro 23 vitesh e ka shndërruar një ish kabinë elektrike në një shtëpi të ngrohtë plot ngjyra e ku ajo thotë se jeton e rrethuar me dashuri. Me kameran tonë ne ishim sot brenda shtëpisë së Violetës. Pavarësisht vështirësive që e përballi jeta, Violeta dhe bashkëshorti i saj, të cilit i referohet "Im' Zot" (dhe e shpjegon arsye përse), u përpoqën që në ato pak metra katror të krijojnë një mjedis të ngrohtë, me plot ngjyra, dritë e dashuri për dy djemtë e tyre.
Violeta tregoi sesi e humbën shtëpinë në firmat piramidale dhe për shkak se mbetën pa një çati mbi kokë, përshtatën si shtëpi, një kabinë të braktisur elektrike jo më shumë se 23 metra katrorë. Sot 77-vjeçarja nga Libohova, me pozitivitetin dhe kurajon që e karakterizonte na tregoi historinë e jetës së saj; sesi humbi shtëpinë nga firmat piramidale, sesi kurrë nuk u ligështua por gjeti lumturinë në gjërat e vogla të jetës. Historia e Violetës, zonjës me shpirtin e bukur, është vërtet një frymëzim për këdo që e dëgjon.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended