Zhdukja e 59-vjeçares në Ferras të Fierit, 3 polumbarë nisin kërkimet në lumin Vjosa
  • 5 years ago
Ka nisur kërkimet ditën e sotme për 59-vjeçaren Manushaqe Nexhipi e cila u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj që prej pasdites së djeshme.

Report Tv ka mësuar se në vendngjarje kanë shkuar 3 polumbarë të forcave RENEA të cilët kanë nisur kërkimet për zhdukjen e 59-vjeçares. Gruaja u deklarua e zhdukur, por familja dyshojnë se ajo është vetëhedhur.

Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. Ka qenë bashkëshorti i 59 vjeçares, ai që ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.

Manushaqe Nexhipi është e paralizuar, nënë e dy fëmijëve dhe lëviz nga shtëpia vetëm me ndihmën e një karroce.