"Mos u lëndoftë njeri si ne", familjarët e 5-vjeçares që vdiq në aksident kërkojnë drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa mijëra fëmijë u ulën në bankat e shkollës për hërë të parë, familjarët e 5 vjeçares që u përplas për vdekje para shtëpisë në Kurjan të Roskovecit zbritën në protestë për atë që e konsiderojnë drejtësi të munguar. Gjyshërit e Afifela Metohut hodhën akuza e ngritën dyshime se faktet për aksidentin u manipuluan dhe autori është lënë i lirë pasi sipas tyre ka mbrojtje në Prokurori. ?Mos u lëndoftë njeri si ne?, ishte urimi i tyre për të gjithë familjet e fëmijëv e që nisën sot rrugën e arsimimit.

Afifela Metohu këtë të hënë duhet të niste rrugën e arsimimit, por një aksident i mori jetën më 30 qershor në derë të shtëpisë në Kurjan të Roskovecit.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e rëndë, familjarët e të miturës flasin për një vrasje të dytë nga drejtësia.

Me fotografinë e 5 vjeçares, një çantë shkolle dhe lule në duar ata protestuan para Prokurorisë së Fierit.

Gjyshi dhe gjyshja, Azmi dhe Lumturi Metohu, thanë se kanë kërkuar riekspertim të çështjes pasi dyshojnë se faktet janë manipuluar.

Azmi Metohu: Mesa kemi parë dosjen e ekspertizës, janë fshehur fotografitë e vendngjarjes, është fshehur goditja e makinës.Nuk na thirri njeri të shikonim makinën me përfaqësuesit tonë ligjorë, makina ka dalë nga policia dhe ka shkuar në destinacion pa e parë ne.Vrasja është bërë në datën 30, ora 10:30, ndërsa arrestimi i personit është bërë në orën 14:00 pasdite, e lanë të lirë sa ti dilte alkooli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mos-u-lendofte-njeri-si-ne-familjaret-e-5-vjecares-qe-vdiq-ne-aksident-kerkojne-drejtesi

Recommended