Ora News – Familjarët e viktimave të 21 janarit kërkojnë drejtësi në Strasburg

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve për të rigjykuar edhe një herë ngjarjen e rëndë të 21 janarit ku gjatë një proteste të opozitës mbeten të vrarë katër protestues, çështja të paktën në gjykatat shqiptarë ka përfunduar. Tashme fjalën e fundit e ka gjykata ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, ku janë depozituar deri tani tre padi njëra prej të cilave është zgjidhur me marrëveshje.

Kur kanë kaluar 8 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku gjatë asaj që opozitës e atëhershme e quajti revolta popullore, humbën jetën katër protestues, çështja ende nuk ka një përfundim të paktën në aspektin civil të saj.

Tashmë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, po shqyrtohet një nga paditë për jetët e marra në vitin 2011, para godinës së kryeministrisë. Sipas avokatit që përfaqëson familjarët e viktimave, Dorjan Matlia kjo është padia e dytë që po shqyrtohet në këtë gjykatë

Dorjan Matlia: Janë dy çështje, njëra prej të cilave është bërë publike që vitin e kaluar, që është arritur një pajtim mes qeverisë dhe familjarëve të të rënëve të 21 janarit. Ku qeveria do të merrte përsipër jo vetëm një pagesë shpërblimi për vonesat, por do të merrte përsipër edhe rihapjen e çështjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familjaret-e-viktimave-te-21-janarit-kerkojne-drejtesi-ne-strasburg

Recommended