Ora News - Drejtësi për 21 janarin, familjarët e Ziver Veizit, shpresë te SPAK dhe BKH

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tetë vite nga protestat e 21 janarit familjarët e 4 protestuesve që u vranë shprehen se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Motra e Ziver Veizit, trëndafilja shprehet se beson se çështja do të zbardhet nga institucionet e reja të drejtësisë.

Motra e Ziver Veizit: E kam përjetuar shumë keq, kam kaluar edhe në gjendje kome. Më erdhi e papritur, nuk kishin mbushur dy vjet që më kishte vdekur vëllai i parë që ma shtypi makina. Edhe drejtësi për atë akoma nuk kemi gjetur. Unë nuk dua ti kujtoj sepse janë shumë të hidhura për mua, dy vëllezër. Ai kishte shumë afrim me vajzën. Atë ditë që vajti në Tiranë vinte nga Greqia dhe i tha "do të kthehet babi, pasi të kthehet andej". Nuk mundi të kthehej. Drejtësi nuk kemi gjetur akoma, megjithatë presim. Kemi pasur takime me kryeministrin, por këto i ka drejtësia. Me këtë drejtësinë e re kemi shpresë, me SPAK dhe BKH. Nuk kemi ankesa nga qeveria, kemi ankesa nga drejtësia.

Nga ana tjetër vëllai i saj shton se kjo nuk ishte protesta e parë ku Ziveri merrte pjesë.

"Nuk është se ishte rasti i parë që merrte pjesë në protestë. Ai me duar në xhepa ishte, nuk ishte i armatosur për të bërë luftë"

Kërkesën për drejtësi, familjarët e viktimave do ta bëjnë edhe në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet këtë të hënën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/8-vjet-nga-21-janari-motra-e-ziver-veizit-ende-nuk-kemi-pare-drejtesi-kemi-shprese-te-spak

Recommended