Kushërinjtë e 45-vjeçares që vdiq pas asfiksisë bashkë me dy fëmijët për Report Tv
  • 4 years ago
Kushërinjtë e Rajmonda Tolës, nënës 45-vjeçares që vdiq e askiksuar bashkë me dy fëmijët e saj kanë treguar se viktimat janë gjetur pa shenja jete nga kunata e saj e cila ka parë se në orët e paradites asnjë nga fëmijët nuk po dilte nga shtëpia.

"E kemi gocë daje. Ylberi është shumë i rënduar. Ne ngrohemi me dru. I ka gjetur kunata. Ka parë në orën 10-11. Ka parë që nuk ka pasur lëvizje. Djali nuk ka dalë për të shkuar në shkollë. Ka parë që nuk kanë dalë nga shtëpia. Ka kërkuar ndihmë nga komshinjtë. Janë shumë kushte të vështira", u shprehën ata
Recommended