Report TV - Mes 4 rrugësh fëmijët e 39 vjeçarës që ndërroi jetë në Kukës

  • 6 years ago
Mes katër rrugëve 6 fëmijët e 39 vjeçarës Nurie Poçi e cilla ndërroi jetë në spitalin e Kukësit. 39 vjeçarja ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës së saj të 7-të. Vëllai i të ndjerës është shprehur se gjëndja ekonomike e motrës së tij ishte mjaftë e rënduar, ndërsa për fëmijtë akoma nuk ka një vendim se ku do të qëndrojnë.
Vdekja tragjike e nënës së bashku më foshnjën e saj në Kukës, ka shtuar edhe më tej fatin tragjik të 6 vajzave të saj. Dy dite pas ngjarjes tragjike, vëllai i viktimës ka thënë se motra e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ai thotë se ende nuk kanë marrë një vendim për fatin e vazjave, nëse do ti mbajnë familjarët apo do ia dorëzojnë shtetit.

?Në gjendje më të dobët nuk ka ku shkon më, me qira. Varrimin e kanë bërë të bashkisë.? u shpreh i pikëlluar vëllai i viktimës, Rexhep Oka

Psikologia e Shërbimit Social pranë Bashkisë Kukës, Lirie Gjana thotë se kjo familje ka qenë në vëmendjen e shërbimit social, ndërsa është hartuar një plan konkret për të ndërhyrë dhe pasi do të vendosin familjarët për kujdestarin në bazë të ligjit do të ndjekim të gjitha hapat.

Recommended