Ora News - Pas abuzimit të 14-vjeçares në Kavajë, prindërit frikë për fëmijet e tyre

  • 5 years ago
#oranews #abuzimseksual #kavaje

Publikimi i ngjarjes së rëndë me 14 vjeçaren në kavajë ka shtuar frikën e prindërve në këtë qytet. Ata kërkojnë më shumë kontroll e kujdes nga shkolla për lëvizjet e nxënësve. Ndërkaq prindër të shoqeve të klasës së 14-vjeçares thanë se ajo kishte rezultate të larta në mësime. Të afërm të familjes thonë se priondërit dhe vajza nuk janë parë në Kavajë ditët e fundit.

Abuzimi seksual me 14-vjeçaren që studionte në shkollën ?Rilindja? në Kavajë ka shkaktuar frikë tek prindërit e nxënësve pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet. Publikimi i rastit ka bërë që shumë prindër të shoqërojnë të miturit deri tek porta e shkollës ndërsa banorë të tjerë thonë se ky rast duhet të shërbejë për më shumë kontroll e kujdes si nga prindërit ashtu edhe nga mësuesit.

"Duhet të kenë shumë kujdes për mënyrën si hyjnë dhe dalin nxënësit nëpër shkolla, mënyra e trajtimit dhe futjes në shkollë", tha një qytetar.

Por ngjarja ka shkaktuar irritimin e banorëve disa prej të cilëve kërkojnë një reagim edhe më ekstrem.

"Qeveria të marrë masa, siç ka marrë më përpara diktatori", tha një tjetër qytetar.

"Një ulje e madhe për prindërit e familjes që ndodhet në këtë rast. Kjo familje duhet të largohet nga këtu, aq më tepër për vet faktin që kanë vajzë", tha një prind.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-abuzimit-te-14-vjecares-ne-kavaje-prinderit-frike-nxenesit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended