Fier, si u manipulua raporti i aksidentit, qe i mori jeten 5 vjecares.
  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-2-sezoni-4/

Më 30 Qershor të këtij viti një aksident tragjik i mori jetën vajzës 5-vjeçare të familjes Metohu, në fshatin Kurjan të Fierit. Një makinë ?Ford Fokus? e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë.

Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu nuk gjen paqe për humbjen e mbesës dhe tregon se raporti i aksidentit është manipuluar dhe autori i tragjedisë është i lirë.

Ajo rrëfeu: ?Unë isha te shkallët e shtëpisë, pashë një makinë ngjyrë të bardhë, që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Në këtë kohë bërtas fort, pyes ku janë fëmijët. Pa mbaruar fjalën, dëgjova një përplasje të madhe, sikur u përplas me hekur, llamarinë ose dërrasë. Vij menjëherë, shikoj nusen e djalit tim, që kishte fëmijën e tij në krahë të gjakosur. Makinë nuk pashë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas pashë një makinë që vinte indietro drejt nesh, me të cilën e çuam në spital?.

Pas hetimit nga Policia e Fierit, çështja u çua në prokurori, ku iu caktua prokurorit Hysen Ajasllari. Ai urdhëroi bërjen e menjëhershme të aktit të ekspertizës, çka sipas gazetarit të emisionit ?Stop?, është e çuditshme.

Lumturia e shqetësuar u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga shteti, duke thënë: ?Ma ka vrarë vajzën për herë të dytë. Shoferi ka qenë gjasme me 15-20 (km në orë). Gjakun e saj nuk ia fal askujt!?.

Ajo shtoi se drejtuesi i automjetit ka qëndruar për rreth 90 orë në burg, ndërkohë që ata nuk kishin asnjë informacion.

Prokurori Ajasllari e referoi arrestimin e drejtuesit të automjetit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit për një masë më lehtësuese. Gjyqtarja Ejona Lazellari vendosi ?lirim të menjëhershëm? dhe ?detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore? për drejtuesin e automjetit që i mori jetën 5-vjeçares.

Gjyshja e saj tha: ?Ka manipuluar shumë gjëra, si shpejtësinë e makinës, që e kam parë me sytë e mi dhe nuk mund të më çojë dot syze miopi ekspertiza mua. E pa dhe nusja, e ëma e fëmijës, që e mori të gjakosur. Unë nuk e lej dot gjakun e saj në trotuar, ku u vra. Nuk e lej ta marrin nëpër këmbë, të shitet e të blihet me lekë nga prokurorë, ekspertë e kushdo tjetër. Nuk ia fal askujt se për mua kjo ka korrupsion, ka vjedhje, ka rryshfete!?.

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? shfaqi bisedën e të afërmve të viktimës me prokurorin e çështjes, i cili iu tha se dhimbja ka kaluar dhe tanimë duhet të ruajnë qetësinë.

Gjyshi ? Jemi të shtirur nga organet kompetente.

Prokurori ? Në rregull pra, këtë të shpjegova deri tani, organet kompetente. Çfarë ka bërë policia, çfarë ka bërë prokuroria, çfarë ka bërë gjykata.

Gjyshi ? Në rregull, në rregull. Kam ardhur këtu, të kam kërkuar 3 herë. Ajo zonja aty poshtë thotë jo është këtu, është me pushime, është këtu, është andej. Ne kërkojmë vetëm drejtësi?

Prokurori ? Në rregull!

Gjyshi ? Me ç?po shoh unë, me këto letra që kam unë? se edhe unë kam...
Recommended