Nëna e 13-vjeçares: E mori për ta mbrojtur dhe ushqyer, por e përdhunoi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur të mos mjaftonin varfëria dhe problemet mendore të kryefamiljarit, drama e familjes Qosolli është të përballet edhe me traumën e të bijës 13 vjeçare e cila u abuzua seksualisht nga i ati i shoqes së saj, 46 vjeçari Blerim Bizgjani.Vetëm 2 ditë pas denoncimit të së miturës, e ëma e saj, Erjona Qosolli ka treguar arsyet pse lejonte të bijën të shkonte në familjen e abuzuesit.?Ne e kishim të besuar. Vajza jone qendronte me vajzen e tij, me te emen. Vajza vinte ne shtepi e merzitur, e pyesja cfare ke? Nuk shprehej? Pastaj tha: ?Mami, kam dy vjet qe jam lidhur me te, qe ne nentor?. Ne e dinim njeri të sigurt, por ai eshte maskara. Ai vinte këtu te ne, erdhi dhe me tha mua ku e keni burrin, se do ta marrë në punë. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha: vajza jote ka krah te unë, e ushqej unë, do ta mbaj une.?Ajo kërkon nga drejtësia që të japë dënimin maksimal për 46 vjeçarin abuzues.?Vajza më tha që ai donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbronte. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos na afrohet më. Nuk e dua më atë familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë, atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet lehtë.Denoncimi u bë nga vetë 13-vjeçarja në datën 11 shtator. Ajo kërkoi ndihmë nga policia e Pogradecit, e cila arrestoi pedofilin, e po ashtu siguroi edhe prova shkencore qe faktojnë abuzimet e tij.

Recommended