Abuzimi me të miturën në Krujë, arrestohet i dyshuari që vendosi tritol në banesën e 17-vjeçares

  • 4 years ago
Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit ?Nikla?.


Është vënë nën pranga një 23-vjeçar i kërkuar për një sërë veprash penale. I shpallur në kërkim, Gjykata ka caktuar për të riun masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Nxitja për përdorimin e drogës? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit ?Nikla? e shfrytëzonin për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar ?Nikla?.

Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.

Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme ?Shigjeta? e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.

Në vijim të operacionit policor të koduar ?Nikla?, Forcat e Posaçme ?Shigjeta?, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën ?Petrit Radovicka?, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Nxitja për përdorimin e drogës? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit ?Nikla? e shfrytëzonin për prostitucion.

Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested...

Recommended