Nga një nxënës në çdo bankë, maturantët në Fier i rikthehen shkollave, i matet edhe temperatura
  • 4 years ago
Në qytetin e Fierit janë rreth 1412 maturantë që do të rifillojnë mësimin për ta vazhduar deri në 5 qershor.

Mësohet se në shkollat e mëdhaja ku do të ketë mbi 150 nxënës hyrja do të bëhet me fasha të caktuara, për të ruajtur distancimin social.

Po ashtu çdo institucion arsimor do të ketë shërbim mjekësor, ku përpara hyrjes në shkollë nxënësve do tu matet temperatura. Gjithashtu ata do t'i nënshtrohen dezinfektimit, ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave do të jetë i detyrueshëm.

Nëpër shkolla janë vendosur sinjalistika orientuese, gjithashtu në çdo bankë do të qëndrojë vetëm një nxënës.
Recommended