S'patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në banka
  • 3 years ago
31 gushti shënon edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor). Report Tv mëson se bëhet fjalë për rreth 4500 fëmijë, që janë kryesisht nga komuniteti rom, egjiptjanë dhe ato të shtresave në nevojë që nuk kanë pasur akses për të ndjekur mësimin online.
Recommended