Top News - Hapen 600 shkolla publike/ S’patën mundësi për mësimin online
  • 3 years ago
5400 që nuk paten mundesi te ndiqnin mesimin online, kane nisur sot procein mesimor. Me rregullat e distancimit fizik, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit te ri shkollor
Kjo e hene shënon keshtu edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 14 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata nxënësit e ciklit fillor.
Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e procesit mesimor sot per kete ktegori nxenesish, nepermjet nje njoftimi per shtyp pak dite me pare.
?Ky program plotësues, thuhet ne njoftimin zyrtar, i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020".
Ashtu, siç parashikuar në protokoll, të gjithë nxënësit duhet të jenë të pajisur me maska dhe do të ruhet distanca fizike, e cila mundësohet edhe për shkak të numrit të pakët të nxënësve në klasa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkollat#Online#TopChannel
Recommended