Rikthehen ne shkolle 4500 nxenes te klasave I-V | Lajme - News
  • 3 years ago
4500 nxënës që iu përkasin klasave nga e I në të V, janë rikthyer sot në bankat e shkolles. Këta nxënës nuk patën akses në mësimin online që u zhvillua në periudhën Mars-Maj.

Ata do të zhvillojnë mësim për dy javë deri në fillimin e shkollës për të gjithë nxënësit. Në këtë periudhë, ata do të plotësojnë njohuritë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore për t?iu bashkuar më pas klasave përkatëse.

Mesimi ka startuar në orën 08:00. Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit.

Nxënësve iu është matur temperatura në hyrje, ndërsa janë vendosur nga një në bankë duke respektuar distancimin social.

Kjo është e njëjta procedurë që do të zbatohet në kuadër të masave anti-Covid edhe në momentin kur në 14 Shtator të startojë procesi mësimor për të gjithë nxënësit. Për këtë proces dy-javor përsëritjeje që do të zhvillohet dëri më 11 Shtator, janë angazhuar rreth 2,600 mësues për 600 klasa të kësaj kategorie nxënësish.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended