Shkolla “Penko”, alarm për dhunë nga nxënës problematikë, armë të ftohta në shkollë

  • 4 years ago
Një grup prej shtatë nxënësish të klasës së nëntë që ndjekin mësimin në shkollën fillore ?Petar Zdravkovski- Penko?,  kanë ngjallur tmerr tek nxënësit tjerë aq sa disa prej tyre, siç konfirmojnë për Alsat disa prindër të shqetësuar, nga frika refuzojnë të shkojnë në shkollë. Burime të sigurta thonë për Alsat se dy prej 7 nxënësve më problematik  gjatë kohës që janë në shkollë mbajnë me vete armë të ftohta si thika e madje edhe elektroshok. Duke përdorur të njëjtat, ata ka pasur raste që kanë kërcënuar edhe mësimdhënësit ndërsa gjatë pushimit u kanosen më të vegjëlve duke u kërkuar t?u japin paratë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe vet nxënësit.

Recommended