Report TV -Shahini flet me gjuhën e shifrave: 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës
  • 5 years ago
TIRANË- Ministrja Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur me gjuhën e shifrave sa përket sezonit të ri shkollor. Gjatë konferencës, të zhvilluar mesditën e sotme, Shahini ka deklaruar se këtë vit shkollor kanë përfituar libra falas rreth 220 mijë nxënës në rang vendi, e ndërsa theksoi se në bankat e shkollës janë ulur 480 mijë nxënës, përfshirë këtu edhe arsimin profesional.

"Libra falas është rreth 220 mijë. Klasa e parë dhe fletore pune do i zëvnedësojmë nga viti në vi. Kemi parë nga vitet e kaluara që fletoret e punës nuk mund të zëvendësohen, që t'i përdorim në vitet në viijm. Reth 85% e librave të përdorura vjet do të përdoren edhe sivjet. E di shumë mirë, që nëse tregojnë kujdes me librat që marim, mund t'i përfshijnë më nismën e librave falas edhe klasën e 5-6. Të gjithë nxënësit e parauniversitar punojnë me kurrikula të reja që kanë lidhje më të mirë me lëndët e tjera. Tekstet, një pjesë e së cilës janë adoptuar një autorët e huaj dhe të adaptuar me realitetin Shqiptar. Parashkollori Shqipëria lider në rajon. Në total sivjet regjistrimet janë 455 mijë nxënës nga klasa 1-12. 480mijë nxënës përfshirë edhe me nxënësit e arsimit profesional", tha Shahini.
Recommended