Shahini në Report Tv: Përdorimi i maskave i detyrueshëm për nxënës, po punojmë t'i sigurojmë ne

  • 4 years ago
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një intervistë me emisionin "Repolitix" në Report TV sqaroi të gjitha rregullat strikte të higjienës dhe distancimi social mes maturantëve që duhet të zbatojnë për t'u rikthyer në klasa më 18 maj. Shahini tha se në klasa nuk do të ketë më shumë se 10-12 nxënës dhe se do të përdoren dhe shkollat 9-vjeçare për maturantët që të respektohen sa më shumë distancë, ndërsa sqaroi se nxënësit do të jenë të gjitha me maska pasi ishte urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu shkollat do të dezinfektohen herë pas herë, ndërsa tavolinat dhe karriget do të bëhen pas çdo përdorimi në mënyrë që të shmanget sa më shumë përhapja e infeksionit dhe të sigurohet shëndeti i maturantëve dhe mësuesve.

Recommended