Maska, doreza dhe sinjalistikë në çdo hap që hedhin! Maturantët rikthehen në shkolla, pamjet

  • 4 years ago
Maturantët nën rregulla strikte higjieno-sanitare i janë rikthyer bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t?u përgatitur për provimet e maturës.

Por ajo që ra në sy sot është fakti që 7 maturantë të gjimnazit "Qemal Stafa" nuk janë lejuar të futen në shkollë, pasi nga kontrolli mjekësor rezultoi se e kishin temperaturën mbi 37.5.

Me rregullat e reja, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit.

Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve.

Recommended