Tiranë, maturantët e 'Petro Nini Luarasi' të 'armatosur' me maska e dorëza: Kemi emocione
  • 4 years ago
Provimi i parë për maturën shtetërore këtë vit do të zhvillohet nën masa të rrepta higjieno-sanitare për shkaka të covid-19. Kamerat e Report Tv është vendosur në shkollën "Petro Nini Luarasi", ku 405 maturantë do i nënshtrohen provimit. Ata janë vendosur në radhë dhe distancë para shkollës dhe se para se të hyjnë do të dezinfektojnë duart.

Maturantët janë pajisur me maska e doreza dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shkollë pa to. Nëse ndonjë prej nxënësve nuk i ka këto do i sigurohen nga shkolla.

Atyre do u matet temperatura dhe nëse e kanë 37.5 nuk do të lejohen të hyjnë në provim dhe do e japin atë në sezonin e vjeshtës.

Provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë nga 2 orë e 30 minuta që ka qenë herët e kaluara.
Recommended