Report TV - Digjet qëllimisht 'Benz' i luksoz i kushëririt të ish-ministrit Damian Gjiknurit
  • 5 years ago
Një automjet luksoz tip 'Benz' është djegur në mesnatë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Xhile Liçi? në afërsi të qendrës së këtij qyteti. Policia njofton se automjeti me targë AA 999 XS që u dogj është në pronësi të Gjergji Bodurrit, i cili është kushëriri i ish-ministrit socialist, aktualisht deputet Damian Gjiknuri.

"Gjatë natës në lagjen "Xhile Liçe", të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" thotë policia e Elbasanit.

Por Gjergji Bodurri pas publikimit të lajmit ka reaguar për Report Tv duke deklaruar se makina nuk është në pronësi të tij, por e baxhanakut. 'Makina nuk është e imja, por e baxhanakut tim' tha ai për Report Tv.

Megjithatë, policia thotë se makina është në pronësi të Bodurrit. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që automjeti të mos digjet tërësisht, por vetëm në pjesën e përparme.
Recommended