Perplasje fizike mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit ne Kuvend
  • 3 years ago
Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë janë të larta. Jashtë ambienteve të parlamentit, deputeti opozitar Halit Valteri dhe ai i mazhorancës janë përfshirë në një përplasje fizike.
Siç duket nga pamjet, fillimisht, deputeti Halit Valteri i është drejtuar Gjiknurit dhe kanë debatuar me tone të ashpra. Më pas Gjiknuri dallohet që mban të dy krahët e deputetit Valteri. Në këtë çast ndërhyn edhe Garda që ndan dy deputetët me Valterin që kthehet në seancën plenare.
Kujtojmë që ditën e sotme, në parlament do të votohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me listat zgjedhore dhe koalicionet. Edhe gjatë seancës janë shënuar debate të forta mes deputetëve opozitarë dhe të mazhorancës. /tvklan.al
Recommended