Report Tv- Ardi Veliu te Prokuroria e Krimeve të Rënda

  • 6 years ago
Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se shumë shpejt do ketë zhvillime interesante sa i takon goditjes së grupeve kriminale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Report Tv mësoi se Forca e Ligjit në bashkëpunim me policinë gjermane po zhvillojnë një operacion për goditjen e dy grupeve të fuqishme kriminale, ndërsa priten arrestime në Shqipëri.

Recommended