RTV Ora - “Pengje” të 13 kilometrave, Çinamaka në Kukës braktiset nga mungesa infrastrukturës
  • 5 years ago
#rtvora

13 kilometra rrugë mbajnë peng disa qindra familje në njësinë administrative Surroj në Kukës. Në dimër ata bllokohen, ndërsa në verë udhëtojnë mes gropave. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që banorët ta braktisin zonën edhe pse ka pasuritë të mëdha minerare dhe potenciale turistike.

Vetëm 13 kilometra nga qyteti i Kukësit, fshati Çinamakë njihet për pasuritë minerare dhe potencialet turistike.

Por zona ka mbetur peng e infrastrukturës rrugore.

Në dimër, banorët vuajnë bllokimin, ndërsa gjatë muajve të tjerë përballen me gropat e rrugës së pashtruar.

Osman Rexha: Nëpërmjet jush të dëgjojë dikush, ndoshta është momenti i fushatave sepse gjërat bëhen me fushatë.

Kjo situatë ka ndikuar negativisht në braktisjen e fshatit nga të rinjtë, por edhe në zhvillimin ekonomik të zonës.

Osman Rexha: Do të largojë të rinjtë nga mendimi për të ikur nga vendi, do tu japë një shpresë. Po të shkosh te dyqani do të shohësh listën për kafe të zezë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pengje-te-13-kilometrave-cinamaka-ne-kukes-braktiset-nga-mungesa-infrastruktures

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended