Militanëtet e PD-së sulm KZAZ-s në Tropojë, shpërthejnë derën dhe shkatërrojnë materialet zgjedhore
  • 5 years ago
Sulmohet KZAZ-ja nr. 9 në Tropojë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj dhe militantët kanë shqyer derën e KZAZ-së që është vendosur te muzeu i qytetit, ndërsa më pas kanë marrë materialet zgjedhore, vendvotimet duke i hedhur në rrugë duke i shkatërruar plotësisht. Report Tv sjell pamjet e momentit kur punonjësit dhe militantët shqyejnë derën me forcë.

Nën thirrjet 'Rama ik' dhe 'e duam Shqipërinë si gjithë Europa' ata pushtuan KZAZ-në, ndërsa policia e rendit që ishte e pranishme nuk ndërhyri. Edhe në Tropojë ka qenë e njëjta situatë si në Shkodër, ku policia bashkiake ishte në krah të punonjësve bashkiakë të drejtuar nga i zgjedhuri i PD-së, që kërkonin zbatimin e dekretit të Presidentit duke mos e njohur KQZ-në, ndërsa policia e rendit në mbrojtje të anëtarëve të KZAZ-së, por nuk ndëhyri duke shmangur incidentet.
Recommended