Report TV - Militantët e PD-së shpërthejnë derën dhe futen me forcë në KZAZ e Bajram Currit

  • 5 years ago
Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj kanë shqyer derën e KZAZ-së nr. 9 duke marrë materialet zgjedhore dhe hedhur në rrugë nën thirrjet 'Rama ik'. Më pas të gjithë punonjësit e bashkisë kanë lënë zyrat e punës duke shkuar te KZAZ nr. 9 që është vendosur te muzeu i qytetit. Punonjësve që shqyen derën iu bashkuan edhe militantë të PD-së.

Edhe në Tropojë ka qenë e njëjta situatë si në Shkodër, ku policia bashkiake ishte në krah të punonjësve bashkiakë të drejtuar nga i zgjedhuri i PD-së, që kërkonin zbatimin e dekretit të Presidentit duke mos e njohur KQZ-në, ndërsa policia e rendit në mbrojtje të anëtarëve të KZAZ-së.

Recommended