Militantët e PD së i vendosin zjarrin KZAZ së brenda shkollës në Vaun e Dejës
  • 5 years ago
Militantët e PD-së në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme sikur kishin lajmëruar pasi u mblodhën për të protestuar para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale i kanë vendosur zjarrin. KZAZ-ja ndodhet në shkollën profesionale 'Ndre Mjeda' në Bushat.

Sipas burimeve të Report Tv shkolla brenda së cilës ndodhet KZAZ-ja u sulmua me molotv, ndërsa të dhënat e para janë për dy efektivë policie të lënduar. Lajmi prë zjarrin u konfirmua për Shqiptarja.com edhe nga sekretari i KZAZ-së në një lidhje telefonike. Ai tha se "Jemi informuar se KZAZ-ja është sulmuar, i kanë vendosur zjarrin. Ka shkuar zjarrfikësja, ka dëme materiale nga flakët".

Strukturat e PD-së janë mobilizuar në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet në 30 Qershor duke ndjekur modelin e Shkodrës pak ditë më parë me përplasjet që kulmuan me zjarrin që iu vendos po një KZAZ-je në shkollë.
Recommended