Kërkuan të merrnin materialet nga KZAZ-ja e bllokuar nga Bashkia, shoqërohen 5 persona në Shkodër
  • 5 years ago
5 persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës pas një përplasje mes policisë bashkiake dhe mbështetësve të Partisë Socialiste të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Përplasja ka ndodhur në KZAZ nr.2 që është e vendosur në pallatin e Sportit 'Qazim Dervishi', ku mbështetësit e PS kanë kërkuar që të marrin materialet që kanë qenë brenda KZAZ nr.2.

Këto ambiente mbahen të mbyllura me urdhër të bashkisë së Shkodrës të drejtuar nga kryetarja demokrate, Voltana Ademi, ndërkohë që mbështetësit e PS kanë tentuar ti hapin. Si pasojë qepenat e pallatit të sportit janë dëmtuar pasi është tentuar të hapen më forcë.

Kujtojmë se bllokimi i qendrës së KZAZ nr.2 në Shkodër ka ardhur që më 18 qershor, ku policia bashkiake me urdhër të Voltana Ademit dhe me mbështetje të militantëve të PD nuk lejuan që anëtarët e KZAZ të futen në ambjentet e brendshme. Ndërsa nga ana tjetër në qendrën nr.3 të vendosur në shkollën 'Shejnaze Juka', militantët e PD i vunë flakën ambienti ku ishin materialet zgjedhore. Bashkë me ta ka qenë edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u arrestua nga policia dhe për të u dha masa arrest shtëpie.


Pas këtyre incidenteve KZAZ u zhvendosën në ambientet e Shkollës Industriale Arben Broci, ku u shpërndanë edhe fletët e votimi. Ndërkohë që vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, opozita vijon të bëjë thirrje për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.
Recommended