Report TV - Shkodër, zona e Thethit vijon të jetë e bllokuar nga bora

  • 6 years ago
Njerëzit kanë nisur plazhin prej thuajse dy javësh, në bregdetin e Velipojës e megjithatë pak kilometra më lart, po në qarkun e Shkodrës qindra banorë janë të izoluar nga bora. Një situate e tillë nuk mbahej mend prej kohësh që në muajin Maj, Thethi të vazhdonte izolimin, i cili zgjat prej 5 muajsh. 
Banorët i bëjnë apel shtetit, që të nderhyjë për zhbllokimin e rrugës dhe gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për këtë problematikë e cila i shoqëron prej vitesh.Edhe pse kanë nisur turistët e parë të cilët pëlqejnë aventurën, Thethi, vuan izolimin, por turistët nuk pranojnë kurrsesi një situate të tillë. Emergjencat civile kanë heshtur, edhe pse para sezonit të reshjeve të dëborës vetë Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi se nuk do të ketë bllokime këtë sezon, megjithate realiteti i trishtë tregon qartë së shteti dështoi ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e tjera. Për banorët e zonës shpresa vjen shpejt, por vetëm me premtim fushate, pasi pak kohë na ndajnë nga zgjedhjet lokale.

Recommended