Pas apelit në Report TV helikopteri i FA evakuon mësuesit e bllokuar nga bora në Dukagjin

  • 5 years ago
Pas apelit në Report Tv, për 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin, ka reaguar ministria e Mbrojtjes që ka nisur një helikopter të Forcave Ajrore që ka bërë shpëtimin e 15 personave në total. Ekuipazhi i Cougar shpëtoi 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre edhe 8 mësuesit e bllokuar që apeluan për ndihmë në Report Tv.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, nga ekrani i Report Tv, mësuesi Ndue Leka, i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin apeloi për ndihmë. I izoluar brenda një banesë në Shalë, i vetëm dhe i sëmurë, Leka kërkoi që helikopteri të kalojë edhe pranë banesës së tij.

?Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ?-ka thënë Leka.

Recommended