Pas apelit në Report TV, helikopteri i FA evakuon 15 persona të bllokuar nga bora në Dukagjin

  • 5 years ago
Pas apelit në Report Tv, për 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin, ka reaguar ministria e Mbrojtjes që ka nisur një helikopter të Forcave Ajrore që ka bërë shpëtimin e 15 personave në total. Ekuipazhi i Cougar shpëtoi 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre edhe 8 mësuesit e bllokuar që apeluan për ndihmë në Report Tv.