8 mësuesë të bllokuar brenda një shkolle në Dukagjin, apel për ndihmë

  • 5 years ago
Reshjet e dendura të dëborës kanë ngujuar brenda ambienteve të shkollës së fshatit Shalë 8 mësuesë në Dukagjin. Njëri nga mësuesit, Kol Vladaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet.

Jemi të ngujuar prej 3 ditësh. Sot kishte intensitet më të lartë reshjesh. Pamundësia bëri që mësimi të ndërpritej. Shkolla rrezikon të shembet. Jemi të bllokuar, dëbora ka shkuar 1 metër. Na duhen ushqime. I bëj thirrje prefektit dhe ministrit të marrin masat sepse nga momenti në moment jemi në rrezik. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojnë dhe të marrin masa emergjente sepse situata mund të agravojë.

Kol Vladaj, mësues
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në shumë qytete të Shqipërisë. Shumë zona janë të bllokuara dhe dëbora në qarkun e Dibrës ka shkuar në 1.2 metër. Fshatra të bllokuar nga dëbora në Elbasan dhe Krujë, ndërsa në Shkodër një person humbi jetën pasi iu shemb streha e një karburanti. Mësimi është ndërprerë në 280 shkolla në të gjithë vendin, në Tropojë, Gjirokastër, Has, Korcë, Dibër, Shkodër e Mirditë.(Lexo këtu)

Recommended