Digjet kabulli elektrik brenda një shkolle në Laç, mësimi rifillon pas shuarjes së flakëve

  • 4 years ago
Një kabull elektrik ka marrë flakë në shkollën numër 3, në qytetin e Laçit, ku fatmirësisht edhe pse të gjithë nxënësit ishin brenda nuk ka patur asnjë person të lënduar. Tymi i shpërndarë në shkollë ka krijuar panik tek nxënësit dhe stafi i mësuesve, por ata kanë mundur të dalin nga shkolla pa u lënduar.

Report Tv mëson se është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që flakët të izoloheshin. Mësohet se shkak i djegies së kabullit është bërë mbingarkesa. Kjo shkollë edhe pse një ndërtim i viteve të fundit nuk ka ngrohje dhe nxënësit në këto ditë të ftohta ngrohen me rezistenca. Kjo mund të ketë shkaktuar edhe ngarkesën që më pas ka sjellë edhe djegien e kabullit elektrik pranë paketës shpërndarëse së rrymës në këtë shkollë. Ndërkohë pas shuarjes së flakëve dhe daljes së tymit nga shkolla procesi mësimor ka vijuar normalisht.

Kujotjmë se dy ditë më parë një zjarr përfshiu Spitalin e Durrësit rreth orës 00:25 të mëngjesit. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit. Fatmirësisht u bë në kohë evoakuimi i pacientëve dhe nuk pati persona të lënduar.

Recommended