Banorët e rethinës së Shkupit Cërni Vërvit të bllokuar prej ditësh nga bora
  • 5 years ago
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, banorët e fshatit malor Cërni Vërv të komunës së Studeniçanit janë bllokuar dhe nuk arrijnë të lëvizin për shkak të rrugëve të pa-pastruara. Përmes telefonit ata thanë për Alsat se tashmë dy ditë rrugët janë të pakalueshme dhe se janë në pritje të ndihmës nga komuna të cilës i takojnë. Siç thonë banorët, për momentin në fshat kanë mbetur të ngujuar rreth 150 banorë.
Recommended