Report Tv-Vetëm 3 km nga Elbasani, por banorët e Katundit të Ri janë prej një javë pa ujë

  • 6 years ago
Banorët e Katundit të Ri në Elbasan janë pa ujë të pijshëm edhe pse ndodhen vetëm 3 km larg qytetit. Ato thonë se në çezmat e tyre uji vjen vetëm një orë në ditë, por prej një jave për shkak të një defekti nuk kanë mundur të furnizohen asnjë minutë.

Sipas tyre reforma administrative-territoriale vetëm sa e ka përkeqësuar situatën e tyre. Pjesë e bashkisë së Elbasanit ata tashmë e kanë të vështirë të shprehin shqetësimet e tyre pasi thonë se nuk i pret njeri.

Megjithëse punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësit ishin në terren për të riparuar defektin, banorët thonë se ky është një problem i vjetër. Ata shpresojnë të rregullohet diçka, pasi situata po bëhet e pa tolerueshme.



d.ba.

Recommended