Banorët e Urakës prej vitesh pa ujë të pijshëm  - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ndër problemet më të mëdha që po përballen 500 banorë të fshatit Urakë në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit, është mungesa e ujit të pijshëm.Prej vitesh ata detyrohen të përdorin burimet natyrale për të plotësuar nevojat e tyre. Kafshët e ngarkesës janë e vetmja mundësi transporti për të marrë sasi madhe uji të pijshëm për konsumin e përditshëm.Banorët thonë se ky problem i ka ndjekur gjithë jetën. Përdorimi i ujit të puseve sipas tyre bëhet vetëm për larje. Mes problemeve të tjera, banorët radhitin edhe mungesën e ujit vaditës dhe infrastrukturën rrugore.Dikur fshati Urakë vadiste me ujin e Shutrresë por prej dy dakadash, kanali që sillte ujin është jashtë funksionit.
Recommended