Vetëm 8 km larg qytetit të Vlorës, fshati Kërkovë prej vitesh pa rrugë dhe pa ujë të pijshëm

  • 5 years ago
Është vetëm 8 km larg qytetit të Vlorës, por fshati Kërkovë prej vitesh është lënë i harruar. Nuk ka ujë, nuk ka rrugë madje edhe shkolla ku mësojnë 65 nxënës është tërësisht e rrënuar përshkak të lagështirës e cila ka mbuluar këtë godinë. Banorët thonë se pushtetarët shkojnë në fshatin e tyre vetem kur kërkojnë votat, por pasi përfundojnë ato, askush nuk kujtohet për fshatin e tyre.

Marrim ujë me gomarë. Kur bie shi, e mbajmë vetë në krah.

Banor i fshatit
Probleme tjetër është edhe rruga, e cila është e pa shtruar, por që premtimet për të nuk kanë munguar.

Duam rrugë dhe ujë. Rruga që na lidh me qytetin është tërësisht e amortizuar.

Banor i fshatit
Janë rreth 1 mijë banorë të cilët jetojnë në Kërkovë, por ky numër sa vjen e ulet çdo ditë. Shkak për largimin e tyre është uji i pijshëm, i cili vjen një herë në 3 ditë, por që është i papërdorshëm përshkak të ndryshkut.

Recommended