Ora News - Fshati pa rrugë dhe pse 3 km larg qytetit të Sarandës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
3 kilometra larg qytetit, banorët e fshatit Metoq, në Sarandë përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore.

Rruga e amortizuar, me gropa në çdo segment të saj, bëhet e vështirë për tu kaluar në dimër.

Por ky duket se nuk është problemi më i madh për banorët, pasi siç shprehen ata, rrezikojnë çdo ditë jetën nga rruga e ngushtë e cila nuk të lejon pamje të qartë për automjetet që vijnë.

" Na u prishën makinat, jo vetëm mua po gjithë lagjes".

"Nga xhadeja deri te thertorja ka shumë probleme se do të vriten njerëzit kot. Pse do të vriten, se është pjesa ime. Ta kem zënë dhe unë, ta prishin".

"E patëm të rregullt dhe na e prishën, na e bënë gropa-gropa, thyejmë qafën".

Hera e fundit që është investuar për rehabilitimin e rrugës është rreth 10 vjet më parë.

Segmenti që të çon në thertoren e fshatit për ta është më problematiku.

Sinjalistika mungon tërësisht, ndërsa shpejtësia e automjeteve jo pak herë u ka rrezikuar jetën, sidomos fëmijëve që shkojnë në shkollë apo që luajnë.

Në fshatin Metoq edhe rrjeti i kanalizimeve nuk funksionon, teksa ujërat e zeza janë përpara oborreve të banorëve.

"Kjo rrugë këtu është braktisur nga bashkia, nga këta këtu që vazhduan rrugën kryesore. Na kanë kthyer kanalet e ujërave të zeza dhe ujërat e bardha na i kanë kaluar këtu".

Infrastruktura rrugore nuk është një problem i ri për fshatrat afër Sarandës, banorët jashtë kamerës nuk shprehen optimist për ndryshimin e gjendjes së rrugës.

Banorët e fshatit që ndodhet fare pranë qytetit përballen me mungesën e sinjalistikës rrugore, gropat dhe erën e ujërave të zeza.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fshati-pa-rruge-dhe-pse-3-km-larg-qytetit-te-sarandes
Recommended