Fshati pa shkollë/ Mësuesja ka dalë në pension, fëmijët duhet të udhëtojnë 2 orë larg

  • 3 years ago
Mimoza Rregji është nënë e 4 vajzave nga fshati Bulsharë në zonën e Mirditës.


Vajzat i ka në moshë për të shkuar në shkollë, por këtë të hënë shkolla në fshatin e tyre nuk do t?i hapin dyert pasi e vetmja mësuese që jepte mësim aty ka dale në pension dhe nga Drejtoria Arsimore nuk është marrë asnjë masë.

Tashmë vajzat e saj të mitura është e detyruar që t?i dërgojë në një shkollë tjetër por sërish mbetet problem transporti i tyre për në shkollë.

Në këmbë rruga për në shkollë është më shumë se dy orë larg.

Kërkesa e vetme e Mimozës është vendosja e transportit pasi të njëjtin problem kanë edhe fshatrat e tjerë në këtë zonë.

Fëmijët e kanë me shumë dëshirë vajtjen në shkollë të hënën,por nëse nuk vendoset një furgon për t?i dërguar në shkollë, Mimoza por edhe banorët e tjerë janë të detyruar që fëmijëve t?ua ndërpresin shkollën nga pamundësia.

Njerëzit në këto fshatra po e braktisin gjithnjë e më shumë këtë zonë, pasi këtu nuk mungon vetëm shkolla, por edhe qendra shendetesore. Në këto kushte, ku banorët po braktisen nga shteti,ata te cilet kane pak mundesi kanë gjetur zgjidhje ikjen nga fshati.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lezhe#School#TopChannel

Recommended