BOOM: Fshati Irmath pa shkollë për fëmijët. Edhe rruga e amortizuar (11 tetor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e shkollës dhe rrugës në fshatin Irmath të Bashkisë Gramsh. Fëmijët e banorëve të kësaj zone kanë mbetur pa mësim dhe pse shkolla ka filluar zyrtarisht prej javësh. Fshati gjithashtu vuan mungesën e rrugës.
Emisioni BOOM udhëtoi drejt fshatit Irmath të Gramshit, ku banorët denoncojnë mungesën e shkollës për fëmijët e tyre dhe pse viti i ri shkollor 2017-2018 ka nisur prej 11 shtatorit.
Bëhet fjalë për 11 fëmijë, 8 janë në parashkollor për kopësht dhe 12 fëmijë nga klasa e parë deri në të katërtën.
BOOM ishte atje një ditë të enjte rreth orës 11 dhe pa nga afër që ata fëmijë megjithëse me çanta në shkollë nuk kanë ku të shkojnë pasi nuk ka shkollë.
Prindërit e nxënësve kërkojnë ndërtimin e shkollës.
?Kemi bërë kërkesë për të gjitha por për asgjë nuk na vinë, as për kopështin, as për shkollën?.
? Të rrinë këta fëmijë sot pa shkollë, pa kopësht. Shteti nuk ka bërë asgjë tek ne, është tallur me fshatin tonë?.
?Kam nipërit dhe një mbesë, po bëjnë më shumë se dy javë pa shkollë, pa kopësht. Nuk interesohet asnjeri fare se çfarë kemi ne, ku shkojnë këta fëmijë, në çfarë shkolle hyjnë?.
Gazetarja e BOOM bisedoi edhe me banorin i cili një vit më parë kishte lënë ndërtesën e tij me qira që të funksiononte si shkollë por që këtë vit nuk ka pranuar ta rinovojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-fshati-irmath-pa-shkolle-per-femijet-edhe-rruga-e-amortizuar/

Recommended