Report TV -Dëborë pranvere në Theth, banorët të bllokuar prej 10 ditësh
  • 5 years ago
Pavarësisht se jemi në muajin Prill dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonën e Thethit, e cila vijon të jetë e bllokuar në njërin segment të saj.

Aksi Qafë Thore-Theth, vijon të jetë i pushtuar nga dëbora.

Prej 10 ditësh ka nisur puna për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, por me vetëm një mjet borëpastrues duket se më parë kjo rrugë do të hapet nga natyra sesa ndërhyrja e mjeteve borëpastruese.

Në vende të caktuara në këtë segment rrugorë ka ende mbi 1 metër e gjysmë lartësi çka e vështirëson punën e mjetit borëpastrues i cili ndodhet atje prej 10 ditësh në tentativë për të zhbllokuar këtë segment rrugorë.

Banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për tu lidhur më Shkodrën, nga Mali i Shoshit, rrugë e cila përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit dhe asnjë investimi prej vitesh.

Banorët e Thethit prej vitesh bëjnë apel për rikonstruksionin e segmentit Bogë-Theth, por ende deri më sot nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugorë I cili shihet si zgjidhje për zhvillimin e zonës
Recommended