Reforma zgjedhore, PS-PD afer konsensusit?

  • 5 years ago
Teksa maxhoranca thotë se Reforma Zgjedhore është e vetmja platformë për të cilën shpreh gadishmëri që të diskutojë me opozitën jashtë parlamentit, sinjale pozitive vijnë edhe nga selia blu.
Prej disa ditësh, ekspertë të Partisë Demokratike kanë filluar punën për reformën elektorale, duke dhënë edhe zgjidhje konkrete, bazuar në platformën 5 pikëshe.
I mandatuari i Lulzim Bashës, ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, thotë se ndonëse nuk ka ende një konsensus me maxhorancën, opozita e bashkuar po i paraprin këtij procesi, që nis nga zbatimi i prioriteteve të OSBE-ODIHR-it.
Ekspertët e opozitës kanë gati edhe arkitekturën e Reformës Zgjedhore.
Demokratët propozojnë që reforma elektorale të drejtohet nga një strukturë me përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, si edhe dy anëtarë, një nga radhët e maxhorancës dhe një të opozitës, duke shmangur Komisionin e Posaçëm Parlamentar.
Sipas opozitës, produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi t?i nënshtrohet konsultimit me publikun, do të duhet të miratohet në parlament pa ndryshime. Por ky propozim i demokratëve është kundërshtuar, jo vetëm nga Kryeministri Rama, por edhe kreu i prezencës së OSBE-së.

Recommended